Borussia Dortmundi ka vendosur t’ia caktojë çmimin yllit të skuadrës, Jadon Sancho, duke e parë interesimin e madh të klubeve evropiane, e në veçanti të
Chelseat.
Chelseat i është bërë e ditur se për ta transferuar Sanchon, do t’i duhet t’i derdhë plot 117 milionë euro.
Klubi londinez është duke menduar ta përforcojë sulmin gjatë afatit
kalimtar dimëror, që hapet në janar, dhe e sheh anësorin anglez si mundësi ideale.
Të kaltrit i kishin duart e lidhura gjatë afatit
kalimtar të verës, për shkak të një pezullimi nga FIFA që ua ndalonte transferimin e lojtarëve, por tani e kanë mbaruar vuajtjen e dënimit dhe janë të lirë të blejnë futbollistë.
Si rrjedhojë,
klubi nga Premierliga pritet të jetë ndër më aktivët në afatin
kalimtar të janarit.
Blerja e Sancho – anglezit që kushton 117 milionë euro në bazë të kërkesave të Dortmundit – mund të dështojë, megjithatë, nëse
klubi gjerman s’e ul çmimin.
Chelsea do të synojë ta transferojë Wilfried Zaha e Crystal Palace apo Timo Werner të RB Leipzig në vend të anglezit.
Shtuar më 26/12/2019,
ora 09:12