Shumë më duan por nuk largohem
Thiago Alcantara rrezikon që edhe sezonin e ardhshëm të përdoret si një zëvendësues për skuadrën, por kjo nuk e nxit atë që të largohet nga Barcelona. Edhe pse e di që do ta ketë të vështirë të gjejë një vend titullari në ekipin e TITO Vilanovas, sërish braziliano-spanjolli preferon të qëndrojë me ata që i quan "më të mirët në botë".

"Është e vërtetë që ka pasur mjaft klube që janë interesuar për mua, madje më kanë garantuar edhe një vend si titullar. Gjithsesi, unë nuk dua të iki nga Barça. Këtu jam rritur si futbollist dhe kam ende shumë për të mësuar. Nuk dua të humbas shansin të mësoj nga më të mirët në botë, pavarësisht se mund të mos jem një titullar stabël", deklaroi Thiago Alcantara.
Shtuar më 10/07/2012, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori