Shvajnshtaiger mund te ike pas Boterorit
Albeu.com
Bastian Shvajnshtaiger, ka refuzuar t’i shprehë besnikërinë e palëkundur skuadrës së tij, duke pohuar se pas Kupës së Botës, gjithçka është e mundshme.“Mbaj mend që në pjesën e parë të sezonit, kur humbja ndonjë pasim në 20 minutat e para të ndeshjes, fishkëllehesha menjëherë. Madje nuk m’i kanë kursyer fishkëllimat as në mbledhjen vjetore të klubit dhe kjo më ka lënduar”.

Duke pasur këtë ndër mend, Shvajnshtaiger nuk mund të garantojë se do të jetë lojtar i Bajernit sezonin që vjen. “Ku i dihet se çfarë ndodh pas Kupës së Botës”, ka thënë ai për “Bild”.
Shtuar më 17/05/2010, ora 19:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori