Tani i takon
Inter. Si do të shpenzojë paratë e përfituara nga shitja e Wesley
Sneijder te Galatasaray? Cilët do të jenë përdorcimet e skuadrës së Massimo Moratti? Me transferimin e hollandezit në Stamboll zikaltrit kanë arkëtuar rreth 38 milionë euro. Por përveç këtyre merkatoja e
Inter do të bazohet edhe në shitjen e disa lojtarëve të tjerë siç janë Coutinho dhe Alvarez.
Braziliani Paulinho
mbetet ende ëndrra më e madhe e interistëve por pa harruar edhe marokenin Younes Belhanda. Dje u përfol për një arritje akordi por ende nuk ka asgjë
konkrete.
Emrat e tjerë të kërkuar nga
Inter janë edhe Schelotti i Atalantas, Biglio i Anderlecht apo edhe talenti kilen Nico Castillo.
Qarkullojnë shumë emra por ende asgjë
konkrete ndaj i
mbetet drejtuesve zikaltër të vendosin se kë do të sjellin në San Siro.
Afati mbaron më 31 janar.../albeu.com/
Shtuar më 24/01/2013,
ora 11:55