Timo
Werner ishte lojtari me vëmendjen më të madhe para transferimit te skuadra e
Chelsea.
Gjermani lidhej me një kalim në Premierligë, por fillimisht ishte
Liverpool skuadra që shihej favorite për kartonin e lojtarit që shkëlqente me Leipzig.Megjithatë, në fund, doli që
Chelsea të nënshkruante me lojtarin premtues. Për gjithë këtë situatë, Michael
Owen ka një arsye.
Ajo lidhet me Divock
Origi."A do të jenë
Origi dhe Minamino aty sezonin tjetër? Po do të jenë.
Origi nënshkroi kontratë të re dhe Minamino sapo ka nënshkruar", ka thënë
Owen fillimisht.
"Ata janë aty. Nënshkrimi i
Origi tregoi lojalitetin e
Liverpool ndaj tij, por kjo gjë i humbi skuadrës shërbimet e Timo
Werner", ka insistuar anglezi. "Nuk jam i sigurt nëse
Liverpool nuk kishin nevojë për një sulmues më të mirë, siç ishte
Werner", ishin fjalët e një herë fituesit të ‘Topit të Artë’.
Liverpool tashmë kanë kthyer vëmendjen ka Thiago Alcantara dhe në merkato po kërkojnë mesfushor me tipare kreative.
Shtuar më 06/07/2020,
ora 12:09