Mino
Raiola, agjent i shumë futbollistëve me emër në botë ku një prej tyre është edhe sulmuesi italian i
Manchester City,
Mario Balotelli, ka rrëfyer se Juventus ka refuzuar të bëjë të tijin lojtarin edhe pse vetë
Raiola ia kishte ofruar këtë mundësi bardhezinjëve.
Në një intervistë për Goal.com,
Raiola u shpreh se i kishte ofruar sulmuesin italian skuadrës torineze por këta të fundit e kishin "injoruar" këtë mundësi.
Mario Balotelli pas problemeve të shumta që po kalon si në futboll ashtu edhe në jetën e tij private duket se është pranë largimit nga
Manchester City pasi tashmë nuk ka as mbështetjen e bashkëatdhetarit të tij, trajnerit Roberto Mancini.
Dy klubet ku mund të shkojë Super
Mario janë Milan dhe Inter por deri tani nuk ka asgjë konkrete. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2012,
ora 14:15