Si ndryshon sulmi i Milanit me Balotellin
Është çështje orësh zyrtarizimi i rikthimit të Mario Balotellit te Milani, 365 ditë pas largimit të tij drejt Liverpoolit.

Afrimi i Super-Marios në formë huazimi për një vit pritet të sjellë ndryshime edhe në vijën e sulmit të kuqezinjëve.

Balotelli pritet të jetë në rresht të dytë pas dyshes Bacca-Luiz Adriano dhe përkrah Alessio Cercit, i cili mund të largohet drejt Fiorentinës nëse ikën Joaquin, raporton Portali Albeu.

Për Jeremy Menez parashikohet një e ardhme si trekuartisht, rol për të cilin duhet të luftojë me Keisuke Hondan.

Niang është i dëmtuar dhe duhet të presë edhe pak, ndërsa Matri mund të kalojë te Lazio dhe të jetë pjesë edhe e Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2015, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori