Si u pasqyrua vdekja e Astorit në shtypin italian
Shtypi sportiv italian është fokusuar tek vdekja e Davide Astorit. Ai gjendet në të gjitha faqet e para ta gazetave sportive.

Titujt e gazetave kryesore:

La Gazzetta dello Sport, në faqe të parë kishte Astorin me titullin kryesor ‘Forca e Davides’: “Zemra e kapitenit të Fiorentinas ndali teksa ai ishte në gjumë. Ai ishte në hotelin e Udines para ndeshjes. Futbolli në shok, Serie A shtyhet”.

Corriere dello Sport shkruan: “Një djalë, burrë dhe baba”. Davide Astori vdiq në gjumë. Futbolli ndalon të mbajë zi për kapitenin e Fiorentinas: një person i mirë që la pas prindërit, gruan Francescan dhe vajzën dy vjeçare.

Tuttosport: “Lamtumirë kapiten“, e cila pastaj vazhdonte me një tekst të shkurtër: Futbolli ndaloi pas vdekjes së papritur të Davide Astorit, lideri i Fiorentinas u gjet pa jetë në dhomën e hotelit në Udine.
Shtuar më 05/03/2018, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori