Sidni Hoxha thyen rekordin kombëtar
Albeu.com
Rezultat pozitiv për notin shqiptar në Olimpiadën e Pekinit. Më i riu në delegacionin e Shqipërisë, notuesi Sidni Hoxha ka thyer rekordin kombëtar në 50 metra stil i lirë.Rezultat pozitiv për notin shqiptar në Olimpiadën e Pekinit. Më i riu në delegacionin e Shqipërisë, notuesi Sidni Hoxha ka thyer rekordin kombëtar në 50 metra stil i lirë.

Notuesi Hoxha arriti vendin e dytë në baterinë e tij kualifikuese me kohën 24 sekonda e 56 të qindtat. Por pavarësisht këtij rezultati të mirë16 vjeçari Hoxha, nuk arriti të kualifikohej në gjysmëfinale. Në po të njëjtën disiplinë në konkurrencw të femrave, notuesja shqiptare Rovena Marku paraqitjen e saj të parë në Lojërat Olimpike në Pekin do ta ketë nesër.
Shtuar më 16/08/2008, ora 01:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori