Siena: 100 mije euro per cdo gol te Ronaldos
Pëlqej
Albeu.com
Janë rritur kërkesat për yllin e futbollit brazilian, Ronaldo, i cili qëndron larg fushës së blertë që nga muaji shkurt kur dëmtoi këmbën. E teksa i ka përfunduar kontrata me Milanin, ai prej një muaji është shfaqur në stërvitje me ekipin brazilian të Flamengos.Mediat përflasin gjithmonë e më shumë për kërkesa të ekipeve të ndryshme ndaj tij. Ishin Manchester City, Paris sait Germain etj që mendohej se interesoheshin për Ronaldon, por asnjëra prej tyre nuk u bë e gjallë. Ndërkohë, tani mendohet që është Siena e Serisë A që interesohet për të. ka qenë vetë presidenti i klubit italian, Stronatti, i cili në një prononcim për media ka shfaqur interes ndaj Ronaldos. “Mendojmë t’i ofrojmë kushtet tona për bashkëpunim. Kam dëgjuar që Ronaldo kërkon të lërë futbollin. Ne do ti ofrojmë atij edhe një shans. Kam folur me menaxherin e tij dhe i kam premtuar 100 mijë euro për çdo gol që do të shënojë. Aktualisht jemi në fazën e diskutimeve.” ka thënë ai.
Shtuar më 01/11/2008, ora 23:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori