Sigal Prishtina mbrojti titullin
Albeu.com
Sigal Prishtina ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në basketboll. Skuadra kryeqytetase të enjten mbrëma në Pejë ka mposhtur Trepçën me rezultat 74:55, duke e mbyllur kështu serinë finale të plejofit me 3:1 në fitore.
Gaston Esengue dhe Edmond Azemi kanë qenë më meritorët për fitoren e Prishtinës. Kamerunasi Esengue shënoi 21 pikë, ndërsa kapiteni Azemi ndihmoi me 17 sosh.
"Prishtina ka luajtur sonte në Pejë jo vetëm si ekip, por si një familje. Ky titull më shkon përshtat, sepse koincidon edhe me martesën time", ka thënë Azemi.
Për Prishtinën ky është titulli i pestë me radhë dhe i shtati pas luftës. Prishtina ka dominuar basketbollin e Kosovës edhe këtë stinor. Më herët fitoi edhe Kupën e Kosovës, duke e mposhtur Trepçën edhe në finale të Kupës.
Dilema e fituesit u vendos në çerekun e tretë. Ky çerek ka qenë i "artë" për Prishtinën, gjatë gjithë edicionit, e kështu ishte edhe të enjten mbrëma. Prishtina shënoi 24 pikë, karshi 14 pikëve të Trepçës.
Shtuar më 06/05/2010, ora 22:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori