"Sikur Messi dhe CR7 të luanin për Brazilin"
Pëlqej
Një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit, fenomeni brazilian Ronaldo zbuloi se ai nuk do ta kishte aspak problem pranimnin e lojtarëve që kanë lindur jashtë vendit në skuadrën kombëtare, nëse ata janë të kalibrit të Lionel Messit apo të adashit të tij Cristiano Ronaldo.

Ndërsa fliste në një konferencë shtypi në Rio De Janeiro 37-vjeçari shpjegoi se ylli i Barcelonës apo ai i Real Madrid do të ishin zgjedhjet e tij të para për të përfaqësuar mikpritësit e Botërorit të vitit 2014, madje edhe para ish legjendës së futbollit argjentinas Diego Maradona.

"Do të më pëlqente jashtëzakonisht nëse Messi apo Cristiano Ronaldo të mos luanin me vendet e tyre në mënyrë që të mund të luanin me skuadrën braziliane. Do ta preferoja Messin edhe ndaj Maradonës, megjithëse Diego është gjithashtu miku im", ka thënë Ronaldo

Deklaratat e Ronaldos vijnë në dritën e zhvuillimeve të fundit me sulmuesin brazilian të Atletico Madrid Diego Costa që ka shprehur dëshirën për të luajtur me Spanjën pavarësisht se është aktivizuar në dy miqësore me Seleçaon, diçka që për Ronaldon nuk përbën asgjë të re.

"Lojtarët që nuk janë përdorur nga kombëtarja e vendit të tyre dhe kanë një nënshtetësi të dytë, mund të përdoren nga vendet e tjera", ka vijuar Fenomeni.

Komentet e Ronaldos vijnë në valën e raportimeve të reja se Federata Angleze e Futbollit po merr në konsideratë idenë për të angazhuar lojtarin e Manchester United, Adnan Januzaj me fanelën e "Tre Luanëve" nëse diçka e tillë do të jetë e mundur. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori