Silva flet për krahasimin me Ronaldon
silva ronaldo
Sulmuesi i Sevillas, Adre Silva po kalon një nga momentet më të mira në karrierën e tij. Lojtari u huazua nga Milani te skuadra e Sevillas për një sezon, por duket se tashmë ai ka rigjetur veten e tij. Portugezi është golashënuesi më i mirë në La Liga me 7 gola të shënuar. Në fjalën e tij, ai tha se nuk e ka kuptuar ende se çfarëi ndodhi me Milanin vitin e kaluar ku rezultoi të ishte një dështim total. Ndër të tjera, Silva tha se nuk preferon të krahasohet me Cristiano Ronaldon.

“Nuk e prisja të shënoja kaq shumë gola në javët e para. Shokët e skuadrës dhe trajneri më kanë ndihmuar shumë për tu përshtaur ndaj edhe i falenderoj shumë. Nuk kam një përgjigje për të shpjeguar atë që ndodhi me skuadrën e Milanit. Nuk jam trashëgimtar i askujt. Cristiano është Cristiano dhe ka bërë shumë për futbollin ndërsa unë sa kam nisur karrierën time”, tha Silva. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2018, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori