Silva i gatshem per Manchesterin
Albeu.com
Trajneri i Milanit Leonardo do të mund të aktivizojë mbrojtësin brazilian Thiago Silva të martën në Ligën e Kampioneve në ndeshjen kundër Djajve të Kuq. Mbrojtësi 25 vjeçar u rikuperua pas lëndimit që kishte pësuar në ndeshjen ...... kundër Udinezes në fitoren që skuadra e tij shënoi me rezultat 3-2 ditën e premte.

Ishte e frikshme për Milanezët pasi në fillim stafi mjekësor bëri të ditur se mbrojtësi nuk do të mund të luaj në përballjen e Champions.

Por me stërvitjet e bëra në ditën e djeshme, stafi mjekësor deklaroi që braziliani tani më është i gatshëm të aktivizohet të martën në ndeshjen e shumë pritur nga miliona simpatizantë të futbollit nëpër botë.
Shtuar më 14/02/2010, ora 22:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori