Silva: Jemi ne skuadra që duhet mundur në Angli
David Silva (Manchester City)
Ish lojtari i Valencias, David Silva është kthyer në një prej lojtarëve kyç të mesfushës së Manchester City. Madje, mund të quhet edhe truri i ri i ekipit të Mancinit.

Në një prononcim për mediat vendase, spanjolli ka theksuar se skuadra ku ai bën pjesë është favorite ndaj Manchester United edhe në aspektin psikologjik duke parë diferencën prej 5 pikësh mes dy klubeve.

"Fitorja jonë në derbi me rezultatin 6 me 1 ka demostruar se jemi ne skuadra që duhet mundur në Angli. Kemi treguar se mund të bëhemi kampionë. Në verë, tekniku Mancini kishte premtuar një lojë sulmi më të mirë dhe besoj se sot mund të arrijmë lehtë tek goli edhe falë strategjive të tij", ka përfunduar David Silva. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori