Silva: Ndeshja e sotme, më e rëndësishmja në karrierë
Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva, e ka cilësuar ndeshjen e së dielës si ndeshjen më të rëndësishme në karrierën e tij. Sipas tij të luash në ndeshjen e fundit për të fitur titullin është e mrekullueshme.


“Për mua, së bashku me finalet që i kam luajtur me kombëtaren spanjolle, kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierë. Kurrë nuk e kam menduar se një ditë do të bëhem kampion i Anglisë. Kjo ndeshje është skenari që ëndërron çdo futbollist. Të luash për titull në ndeshjen e fundit në shtëpi, para tifozëve të ekipit, është e mrekullueshme. Por, ne duhet të jemi në nivelin më të mirë për të tejkaluar rivalin që do të bëjë gjithçka për të na ndalur”, ka thënë Silva. Ndeshja e mes Manchester Cityt dhe Queens Park R. zhvillohet të dielen në orën 15:00. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2012, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori