Silva: Neymar duhet të jetë mër përgjegjës për skuadrën
Ish-mesfushori brazilian, Gilberto Silva, beson se emërimi i Neymarit si kapiten do t’i ndihmojë 26-vjeçarit të rritet. Ai beson se te bashkëkombësi i tij ka shumë vend për përmirësime dhe, tani, ai do ta ketë më të lehtë ta bëjë një gjë të tillë.

“Besoj se ata duan ta mbrojnë Neymarin më shumë pas kritikave që mori gjatë Kupës së Botës. Dhe gjithashtu, duan t’ia rikujtojnë atij se ai ka një përgjegjësi të madhe ndaj skuadrës, për shkak të asaj që përfaqëson në botën e futbollit”, ka thënë Silva.

“Shiriti i kapitenit do t’i ndihmojë atij ta kuptojë përgjegjësi që ka, dhe ta marrë atë si diçka pozitive për rritjen personale të tij. Është e rëndësishme që ai të përqendrohet dhe t’i injorojë kritikat. Ai ka ende shumë punë për të bërë”, deklaroi ish-lojtari i Brazilit. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2018, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori