Silva nuk e përjashton rikthimin te Milan
Pëlqej
silva ronaldo
Sulmuesi portugez, Andre Silva ishte heroi i Portugalisë mbrëmjen e
kaluar ku shënoi dy gola në fitoren ndaj Polonisë. Pas ndeshjes sulmuesi tha se ndihet i lumtur për golat e tij ndërkohë që pohoi se është ende një lojtar i Milanit, fjalë këto që mund ta “blindojnë” sezonin e ardhshëm me kuqezinjtë.

“Jam i lumtur për golin dhe ky është një moment special për mua, por gjëja më e rëndësishme ishte ti marrim tri pike. Jam i lumtur që luaj për Sevillan, por jam një lojtar i Milanit. Madje nuk e di as çfarë do të ndodh në të ardhmën, ne do të presim dhe të shohim”, tha Silva. /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2018, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori