Silva parashikon rezultatin e derbit
Derbi i madh italian mes Interit dhe Milanit po afron dhe i gjen dy skuadrat pretendente për një vend në Evropë. Ndeshja pritet të jetë e zjarrtë pasi dy skuadrat kanë bërë përforcime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi më i mirë i ‘Rossonerëve’, Andre Silva pritet të fillojë ndeshjen nga minuta e parë dhe do të jetë rreziku kryesor për Interin. Portugezi që iu bashkua Milanit nga Porto ka folur para ndeshjes duke thënë se dëshiron të shënoj gol.

“Dua të luaj dhe ta mbajë gjatë këtë fanellë të Milanit. Qëllimi im është të shënoj gol në derbi, dua ta ndihmoj ekipin për të arritur objektivat që kemi”.

Në fund Silva ka folur edhe për rezultatin, duke besuar fuqishëm në fitoren e Milanit.

“Do ta fitojmë derbin ne pasi mendoj se kemi ekip më të mirë. Do të zbresim në fushë për ta dhënë maksimumin dhe në fund triumfojmë 0-2”, deklaroi portugezi.

Aktualisht Milan zë pozitën e shtatë në tabelë me 12 pikë të grumbulluara. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2017, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori