Simboli i nënave vjen nga sporti, kjo është heroina e radhës
Serah Small, atletja, e cila në dhomë ishte bashkë me koleget e saj, është bërë simbol i mamave që ndjekin ende ëndrrat e tyre në sport. Ajo është lojtare “hockey” e skuadrës Grande Prairie, në Kanada, shfrytëzoi pushimit mes pjesëve për të shkuar në dhomat e zhveshjes, për t’i dhënë gji vajzës së saj dymujorshe, Ellie.

Fotoja u publikua në faqen e saj në Facebook, pikërisht për të promovuar gjidhënien.

“I publikova fotot teksa ushqeja me qumësht gjiri foshnjën time, sepse doja që kjo të konsiderohej gjëja më normale, e sigurisht për të treguar se çdo nënë mund ta bëjë kudo e kurdo”, komentoi më tej lojtarja e “hockey”-t. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2018, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori