Simeone befason me deklaratën për Barcelonën para ndeshjes
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur para super sfidës ndaj Barcelonës, duke thënë fjalët më të mira për kundërshtarin. Sipas strategut argjentinas katalanasit janë ende ekipi më i mirë në botë.

"Në fushën tonë nuk luajmë mbrojtje. Sidoqoftë, e dimë se kë do të kemi përballë. Barcelona është ende skuadra më e mirë në botë, ndaj duhet të kemi kujdes.

Katalanasit kthehen me entuziazëm në luftën për titull, sidomos pas disfatës së Real Madridit. Le të luajmë si dimë më mirë. Kur luan ndaj katalanasve përbën gjithmonë një moment të veçantë. Sa e vështirë, aq e rëndësishme. Siç kemi bërë gjithmonë, do të japim maksimumin ndaj Barcelonës" tha Simeone.


Shtuar më 25/02/2017, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori