Simeone: Besoj në përmbysje
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Realin.

Ai e ka përsëritur që beson në përmbysjen e madhe të skuadrës së tij.

“Unë dhe skuadra ime besojmë që mund të arrijmë në finale. Unë iu besoj futbollistëve të mi dhe nuk kam dyshim që ata mund të bëjnë një paraqitje fantastike”, deklaroi Simeone.

“Los Colchoneros” pësuan humbje të thellë në ndeshjen e parë, 3:0. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2017, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori