Simeone dëshiron Paulo Dybala tek Atletico
Pëlqej
Pas suksesit në Europa League, ku arrit të ngre lartë trofeun e këtij kompeticioni, Atletico Madrid, po mendon për merkaton e ardhshmë dhe sytë i ka nga Paulo Dybala.

Trajneri i Atletico-s, pas zërave të shumtë që janë shtuar për një largim të mundshëm të Antoine Griezmann drejt Barcelonës, ka mednuar për të gjetur një zëvendësues të tij.

Sipas gazetave spanjolle të futbollit, Simeone shikon si një zëvendësues të mundshëm yllin e Juventusit, Paulo Dybala, por ende nuk është bërë ndonjë tratativë për ta afruar tek Atletico. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2018, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori