Simeone dhe Conte ultimatum 20 ditë për të vendosur për ofertën e Interit
Inter ka vendosur për fatin e Stefano Piolit. Trajneri aktual i zikaltërve do të largohet në fund të sezonit, pasi nuk ka arritur objektivin për një vend në Europa League.

“Corriere Dello Sport” shkruan se hapat e parë për të gjetur zëvendësuesin e Polit kanë nisur dhe në “pole” është Diego Simeone, i cili është dëshira e madhe e zikaltërve, që tashmë e duan argjentinasin ta kenë në gjirin e tyre edhe si trajner, pasi më parë ka kontribuuar si lojtar. Ndërkohë që prej kohësh qarkullon dhe emri i Antonio Contes.

“La Gazzetta dello Sport” ndërkohë raporton se grupi “Suning”, i cili ka pronësinë e klubit italian, është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë afatgjatë Simeones dhe Contes; 5 vjet, me një normë fitimi prej 11 milionë eurosh në sezon. Simeone dhe Conte duhet të vendosin e të kthejnë përgjigje për 20 ditë.
Shtuar më 24/04/2017, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori