Simeone: E vështirë, Reali është përmirësuar
Copa del Rey shumë shpejt ka mbërritur në fazën gjysmëfinale dhe në Spanjë natyrisht vëmendja është përqëndruar në derbin e Madridit Real–Atletico. Tendenca në përballjet ndërmjet tyre ka ndryshuar, ose të paktën këtë tregon bilanci i sfidave të kohëve të fundit, sidoqoftë trajneri i bardhekuqve Diego Simeone shpreh bindjen se Reali është përmirësuar në ndeshjet e fundit, e për më tepër në konferencën e zakonshme për shtyp përpara takimit 43-vjecari argjentinas shpjegoi se gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm krahasuar me kohën kur këto dy skuadra u ndeshën në fazën e parë të kampionatit.


Katër muaj më parë ndeshja pothuajse nuk pati histori dhe mbretërorët ishin me fat që në Bernabeu pësuan vetëm atë gol të Diego Costas, megjithatë 43-vjeçari nga Buenos Airesi vlerëson kundërshtarin, e trajneri argjentinas ndalet vecanërisht te një figurë historike si Iker Casillas.

"Fundjavën e kaluar u thashë lojtarëve të mi se sa më shumë ndeshesh me më të mirët aq më shumë forcohesh dhe përmirësohesh. Më parë duhet t’i kërkosh vetë vështirësitë dhe unë kam insistuar gjithmonë te ndeshjet e forta, prandaj edhe në verë kam preferuar që ekipi të zhvillojë ndeshje miqësore të një niveli të lartë. Kemi modestinë e nevojshme për t’i interpretuar siç duhet gjërat, duke filluar që nga mundësitë që kemi për të fituar e deri te realiteti që do të ndeshemi me Real Madrid. Ata kanë një ekip të madh, ndërsa ne jemi duke rivalizuar siç duhet. Një detaj shumë i rëndësishëm është se ata kanë edhe një si Iker Casillas, një portier shumë i madh, që ka shkruar historinë sa herë që ka luajtur", ka thënë tekniku argjentinas. /albeu.com/

Shtuar më 05/02/2014, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori