Simeone flet për Griezmann: E kuptova se do të shkonte te Barça kur...
Diego Simeone ka dhënë një intervistë sëfundmi për “La Nacion”.

Në këtë intervistë trajneri i Atletico Madrid ka treguar copëz historie të tijat personale. Ajo që bëri më shumë përshtypje ishin fjalët e tij për Antoine Griezmann të cilin e konsideroi si një talent të futbollit dhe një njeri të jashtëzakonshëm.

"Shifrat e Antoine janë të jashtëzakonshme: në pesë vite është bërë një nga pesë golashënuesit më të mirë të historisë së klubit", ka thënë Simeone për "La Nacion".

"E kuptova se do të shkonte te Barça kur erdhi të më fliste dhe mendoj se ka zgjedhur momentin më të mirë për t'u përmirësuar diku tjetër. Është i ri, ka talent dhe është një djalosh i jashtëzakonshëm, të cilin e vlerësoj shumë".

Largimi i "Djallit të Vogël" nuk është një hap mbrapa për Atletico-n. Argjentinasi dhe klubi ndajnë të njëjtën filozofi: "Mendoj se nuk është më

skuadra e popullit. Tani klubi ecën me hapin e skuadrës që është rritur shumë shpejt gjatë viteve.
Shtuar më 04/08/2019, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori