Trajneri i Atletico Madridit, Diego
Simeone, është shprehur i kënaqur me paraqitjet e yllit të skuadrës së tij, Antoine Griezmann, duke thënë se askush nuk e
kupton futbollin më mirë si francezi kur ky i fundit është në formë të mirë.
“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, për të cilin çdo ekip që dëshiron të bëhet kampion ka nevojë. Ai e di në mënyrë të përsosur kur një moment është vendimtar dhe ekipi i Francës punon përmes trurit të tij”, ka thënë
Simeone për France Football.
“Kur ai është në formë të mirë fizike dhe sportive, askush në botë nuk e
kupton dhe interpreton futbollin si ai”, deklaroi argjentinasi.
Shtuar më 28/11/2018,
ora 16:45