Simeone: Jemi në tranzicion, duhet të kemi durim
Atletico Madrid luajti shumë mirë, krijoi shumë raste për gol, por humbi ndeshjen pas një magjie të Leo Messit. Diego Simeone kapet me fatin në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, teksa thekson se djemtë e tij duhet të kuptojnë diçka. Ekipi ka pësuar shumë ndryshime në verë dhe duhet kohë për t’u harmonizuar dhe rritur së bashku.

"Djemtë dhanë gjithçka dhe po i realizojnë të gjitha kërkesat e mia. Me pak më shumë fat, topi do të fillojë të futet në rrjetë dhe jo të godasë shtyllat. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që jemi në një vit tranzicioni.

Unë jam një person që nuk ka shumë durim, por kemi ndryshuar shumë dhe kemi nevojë për kohë. Messi? Realizoi një gol të madh. Ishte jashtë loje për pjesën më të madhe të ndeshjes, por më pas u tregua deciziv", theksoi trajneri i Atletico Madrid.
Shtuar më 02/12/2019, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori