Simeone kërkon falje për gjestin: Veprim jo i mirë, nuk e kisha me tifozët e Juves
Atletico Madridi zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Juventusit në Champions, por në fund të sfidës la një shije të keqe mënyra e festimit të Diego Simeones pas golit të Gimenez.

Trajneri argjentinas bëri një shenjë nga organet gjenitale, por në konferencën për shtyp u justifikua duke thënë se thjesht donte të tregonte se ekipi i tij ka këllqe.

"Këtë veprim e kam bërë si futbollist në ndeshjen Lazio-Bologna dhe sot e ribëra për të treguar se jemi skuadër me "tope". Kurrsesi nuk ishte një veprim për të ofenduar tifozët e Juventusit. Nuk është veprim i bukur, por ndeshja ishte shumë e vuajtur. Shpresa atë që ndieja në atë moment, gjithsesi kërkoj falje.”
Shtuar më 21/02/2019, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori