Simeone kërkon me ngulm Icardin
Atletico Madrid dëshiron që të transferojë Mauro Icardin. Sipas asaj që publikohet nga "calciomercato.com", trajneri i skuadrës madrilene, Diego Pablo Simeone dëshiron me çdo kusht sulmuesin argjentinas nën urdhrat e tij dhe është gati të bëjë çdo gjë për t'ia arritur qëllimit.

Simeone e sheh Icardin si njeriun perfekt për të plotësuar repartin e sulmit të skuadrës së tij dhe tashmë ka zhvilluar bisedimet e para me përfaqësuesit e futbollistit për të kuptuar nëse Interi është gati të hyjë në këto tratativa.

Interi kërkon mbi 40-45 milionë euro për kartonin e Icardit, që do të thotë se Atletico duhet të mendohet mirë përpara se të kërkojë shërbimin e sulmuesit. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2016, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori