Simeone kritikon Realin për shpenzimet marramendase në merkato
Pëlqej
Në prag të ndeshjes së Superkupës së Spanjës ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, trajneri argjentinas, Diego Simoene ka kritikuar Real Madridin për shpenzimet e mëdha që ka bërë për blerjen e disa lojtarëve.

Reali është përmirësuar sepse Toni Kroos i ka dhënë më shumë potencial dhe ekuilibër në mesfushë. Në krahasim me një vit më parë, kjo skuadër është më superiore, por duhet të keni parasysh se ata kanë shpenzuar 95 milionë euro për dy lojtarë, ndërsa ne me këtë shumë kemi marrë shtat[ futbollistë. Me largimin e Diego Costas, agresiviteti dhe loja e ekipit janë njëlloj si më parë, por sigurisht që Mandzukic i ka ndryshe tiparet. Presim të mbërrijë edhe një lojtar, nuk mund ta them se kush, ndërkohë që një tjetër do të largohet. Sa i përket portës, titullar do të jetë Moya, pasi Oblak është bashkuar vonë me ekipin”, ka theksuar ai.

Reali ka shpenzuar mbi 100 milion euro për transferimin e James Rodriguezit, Toni Kroosit e portierin Keylor Navasit. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori