E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Simeone largohet nga River Plate, i bashkohet babait te Atletico
16-vjeçari Giuliano Simeone, djali i vogël i Diego Pablo Simeones, trajnerit të Atleticos së Madridit, ka lënë River Plate-n, për t’u transferuar pikërisht në kryeqytetin spanjoll, te “Los Colchoneros”.

Fillimisht Giuliano do t’i bashkohet ekipit të të rinjve, ndërsa më vonë do të vendoset për të ardhmen e tij, por largimi ka prishur humorin e drejtuesve të klubit të River Plate, që janë gati të denoncojnë Atleticon, për të marrë një dëmshpërblim.

Pas Giovanni Simeones që luan te Cagliari dhe Gianluca Simeones te Ibiza, tani lë Argjentinën edhe djali i vogël i Diego Simeones, që do të tentojë të ngjitet lart duke filluar nga klubi ku babai i tij është shndërruar në një emblemë.
Shtuar më 12/09/2019, ora 23:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori