Simeone ndihet krenar: Për tifozët e Atleticos, është një nder të jesh në një gjysmëfinale
Atletico Madrid është mposhtur minimalisht 1-0 nga skuadra portugeze, Sporting, por falë rezultatit të mirë në ndeshjen e parë gëzoi Simeonen duke e kualifikuargjysmëfinale. Argjentinasi nuk e ka fshehur krenarinë duke ua dedikuar suksesin tifozëve.

“Nuk prisja asgjë tjetër nga ndeshja. Në ditët tona, asgjë nuk është e lehtë”, ka thënë fillimisht Simeone pas ndeshjes.

“Sportingu është një rival i madh. Ne mund të kishim shënuar dy gola, por në fund kemi vuajtur për t’u kualifikuar për një tjetër gjysmëfinale evropiane”.

“Ne jemi shumë të lumtur, sepse edhe një herë, ekipi tregoi veten”.

“Lucas dhe Costa u lënduan dhe ekipi vazhdoi të luante me një numër të madh përpjekjesh”.

“Për tifozët e Atleticos, është një nder të jesh në një gjysmëfinale tjetër evropiane”, përfundoi argjentinasi. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2018, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori