Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Simeone ngre në "qiell" lojtarin e tij, është më i miri në botë
Pas fitores 2-0 ndaj Celta Vigo, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka folur ndër të tjera specifikisht për dy protagonistët kryesor të skuadrës së tij, pikërisht bomberin Griezmann dhe portierin Oblak.

"Është e rëndësishme të japësh maksimumin deri në fund dhe që skuadra të jetë konkuruese gjithmonë. Si do të ishte Atletico pa Griezmann dhe Oblakl? Ashtu si do të ishte Barcelona pa Ter Stegen dhe Messi. Njëlloj sikurse i ndodhi Real-it pa Cristiano Ronaldon", deklaroi Simeone.

"Oblak është portieri më i mirë në botë, kemi fatin që ka zgjedhur të luajë me Atletico dhe që ndodhet këtu me ne. Është përmirësuar shumë. Griezmann është njëri prej kapitenëve tanë", vijoi tekniku argjentinas.

"Klubi ka bërë një punë madhështore për të vazhduar të besojë tek ai. Është i lumtur në Madrid, është një futbollist shumë i rëndësishëm për klubin. Nuk ka asnjë sinjal që të më bëjë të mendoj për një lamtumirë", konfirmoi trajneri argjentinas i Atletico Madrid, Diego Simeone. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2019, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori