Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Simeone: Një ditë do të jem trajneri i Interit
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i ka konfirmuar spekulimet se ai dëshiron të jetë trajner i Interit një ditë, megjithatë ka thënë se trajneri aktual i zikaltërve, Luciano Spalletti është duke e bërë një punë të mirë deri më tani.

“Është e qartë se gazetarët italianë do ta bëjnë këtë pyetje klasike. Gjithmonë kam thënë se një ditë do ta marrë pozitën e trajnerit në Inter, e kam gjithmonë në mendje këtë opsion”, ka thënë Simeone.

“Ata e kanë një trajner, i cili është duke bërë punë shumë të mirë. Por, edhe unë jam duke kaluar një kohë të jashtëzakonshme me Atleticon. Do të ndodhë atëherë kur të ndodhë. 2020, viti i përfundimit të kontratës me Atleticon, është larg. Kam ende dy vite kohë”, deklaroi Simeone. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori