Simeone nuk i kursen elozhet për Oblak: Është "Messi" i Atleticos
Liverpooli ja doli të kualifikonte për në fazën tjetër të Champions duke mposhtur kampionët në fuqi.

Spanjollët hasën shumë vështirësi, por një Oblak në super formë i mbajti në lojë gjatë gjithë kohës.

Diego Simeone e krahasoi Jan Oblak me superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, pasi superpritjet e portierit slloven e ndihmuan Atletico Madrid të eleminonte kampionët e Europës në fuqi.

"Ne kemi një portier, që është më i miri në botë, pa dyshim. Këtë e kam thënë prej ca kohësh. Ai për ne është si Messi për Barcelonën. Leo i vendos ndeshjet me lojën e tij sulmuese; Oblak i zgjidh ato me pritjet e tij".

"Llorente e nisi nga pankina? Ai zëvendësoi Diego Costa, që e pashë të irrituar. Llorente revolucionarizoi ekipin".

"Jam shumë i lumtur për ekipin dhe klubin. Ishte një ndeshje historike kundër një kundërshtari të jashtëzakonshëm, me një intensitet të madh, në një stadium të bukur".

"Ata shtynë përpara, në u mbrojtëm mirë, pa u larguar ndonjëherë nga plani ynë. Me përpjekjen e të gjithëve patëm sukses. Të gjithë e dinë, nuk nuk është e thjeshtë të fitosh këtu". /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2020, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori