Simeone para derbit: Admiroj Mourinhon
Tekniku argjentinas i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone e bëri të qartë respektin maksimal që ka për portugezin e Real Madrid, Jose Mourinho, të cilin duhet të sfidojë në derbin e kësaj fundjave. "Unë e admiroj Mourinhon, një trajner fitues, që e ka dëshmuar aftësinë e tij në të gjitha vendet ku ka drejtuar. Ai ka fituar në të gjitha klubet, me lojtarë të ndryshëm", sëhtë shprehur Simeone.

Argjentinasi është shprehur gjithashtu se nuk ka ndermend të ndryshojë stilin e lojës për këtë përballje të vështirë me "Los Blancos".

"Çdo ekip ka një thelb loje, një stil të përcaktuar mirë. Ne do të përpiqemi për të mbajtur linjën tonë dhe për të krijuar mundësi të mira ndaj rivalëve të qytetit. E dimë se do të kemi përballë një ekip të fuqishëm, me lojtarë të mëdhenj, kampionët e Spanjës në fuqi, por me mjetet tona do të bëjmë një ndeshje të mirë. Do të përpiqemi të jemi sa më kompaktë, intensiv në qarkullimin e topit. Nuk mendoj se individualitetet do të na nxjerrin nga situate, por duhet të orientohemi nga loja kolektive", përfundon Simeone. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2012, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori