Simeone: Respekt të madh për "Bernabeu"-n
Pëlqej
Diego Pablo Simeone e ka komentuar kështu fitoren e Atletico Madrid ndaj Real Madrid natën e shkuar: "Luajtëm si të ishim në shtëpi? Jo, e respektojmë këtë fushë, është gjithmonë e vështirë të luash në "Bernabeu". E nisëm mirë pjesën e parë, pastaj nuk më pëlqeu skuadra pasi nuk i mbyllëm mirë hapësirat mes linjave dhe nuk mundëm të kontrollonim topin. Hyrja në fushë e Koke i dha manovrës tonë më fluiditet, ndërsa Arda dhe Griezmann sollën shpejtësi".

DERBI BIS - "Besoj se është hera e parë që fitohet për dy vite rresht në "Bernabeu" dhe kjo është shumë e rëndësishme për tifozët dhe skuadrën", ka thënë Simeone për "AS". /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori