Simeone shfaq interesim për mbrojtësin e Anglisë
Përveç Napolit, për mbrojtësin e Tottenham Kieran Trippier ka shfaqur interes edhe Atletico Madrid.

Sipas anglezes Daily Mail, Tripper shihet si një përforcim i denjë për prapavijën e Diego Simeone-s.

Dy klubet e interesuara janë duke përgatitur ofertat e tyre për mbrojtësin e djathtë i cili ka aftësi të mëdha teknike.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 me Spurs dhe thuhet se një shifër 18 milionë euro mund të bindë Tottenham të heqë dorë prej tij. /albeu.com/

Shtuar më 23/04/2019, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori