Simeone: Sulmi i Atleticos, i frikshëm!
Pëlqej
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone beson se skuadra e tij ka në përbërje një repart sulmues të frikshëm. Kampionët e Spanjës kanë humbur në merkaton e verës lojtarë si Diego Costa, David Villa dhe Adrian në fazën sulmuese, megjithatë në ekip janë afruar Mandzukic, Griezmann dhe së fundmi meksikani Raul Jimenez, kështu që "El Cholo" nuk ka se si të mos jetë i lumtur për repartin e avancuar të skuadrës së tij.

"Jimenez është një lojtar i ri, por njëkohësisht është një sulmues me një stil loje të veçantë për të cilin ne kishim shumë nevojë. Ai është i shpejtë dhe ka cilësi të jashtëzakonshme por nuk duhet të harrojmë faktin që ne kemi në ekip edhe Mario Mandzukiç, Antoine Griezmann dhe Raul Garcian. Me lojtarë të tillë në sulm unë mendoj se Atletico mund të bëjë gjëra të mëdha në sezonin e ri", u shpreh Simeone.

Përveç Villës dhe Costës nga titullarët e sezonit të shkuar, Atletico në këtë merkato ka humbur edhe mbrojtësin brazilian Filipe Luis dhe portierin belg Thibaut Courtois, të cilët janë transferuar tek Chelsea, por pavarësisht kësaj, Simeone është më se i kënaqur me grupin e futbollistëve që ka në dispozicion.

Shtuar më 15/08/2014, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori