Simeone synon të drejtojë PSG-në
Diego Simeone është kandidatë i mundshëm për ta marrë drejtimin e Paris Saint-Germain.

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain ka paralajmëruar revolucionin që do të ndodh në skuadër. Madje, ai nuk ka përjashtuar mundësin që ekipi të drejtohet nga një trajner i ri.

Mediat franceze, shkruajnë se trajneri aktual i parisienëve, Laurent Blanc do të zëvendësohet nga strategu i Atletico Madridit, Diego Simeone.

Ky i fundit nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit nga Atletico Madridi pas finales së humbur ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, përveç Simeones, kandidat për ta marrë drejtimin e PSG është edhe Manuel Pellegrini. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori