Ndiqni LIVE protestën e opozitës në Tiranë
Simeone vlerëson Marseillen: Është një ekip i rrezikshëm
Pëlqej
Diego Simeone thotë se të dyja skuadrat luajnë të njëjtin futboll, dhe se Marseilla është një ekip i rrezikshë në çdo aspekt të fazës sulmuese.

"Sa herë që luaja në finale, e shikoja me të njëjtën qartësi, pavarësisht nga biseda apo çfarëdo tjetër që rrethon lojën", tha Simeone në një konferencë shtypi.

"Kjo është për njerëzit që nuk marrin pjesë, pasi të vetmet gjëra që kanë rëndësi janë realiteti dhe çfarë ndodh në fushë.

"Ne e dimë që do të duhet të luajmë kundër një kundërshtari ku ne duhet të minimizojmë kundërsulmet e tyre.

"Të dyja skuadrat luajnë futboll të ngjashëm, të drejtpërdrejtë dhe ndajnë të njëjtin entuziazëm. Ata do të jenë të plotë të vetëbesimit, me një ritëm të lartë në lojën e tyre në mesfushë, dhe ne duhet të imponojmë veten.

"Marsella është një ekip i rrezikshëm në çdo aspekt sulmues. Dimitri Payet imponon ritmin me mendjen dhe shpejtësinë e këmbëve të tij. Trajneri i tyre gjithashtu ka bërë një punë shumë të mirë", përfundoi Simeone. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2018, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori