Simeone zbulon skuadrën që nuk do të drejtojë kurrë
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka përjashtuar çdo mundësi që ndonjë ditë të drejtojë Realin e Madridit. Trajneri i Atleticos i drejton “Los Colchoneros” që prej vitit 2011 dhe që atëherë është kthyer në një nga tekniket më të vlerësuar në futboll.

46-vjeçari tha se për shkak të ndjenjave për Atleticon nuk do të kalonte kurrë te rivalet e Realit. Argjentinasi tha se është ende i ri, dhe ndoshta në të ardhmen mund të drejtojë një tjetër klub spanjollë, por kurrsesi “Los Blancos”.

Strategu argjentinas përflitet për një të ardhme në Seria A, atje ku e presin krahëhapur Inter dhe Juventus.


Shtuar më 21/03/2017, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori