Simone Inzaghi i bën "dhuratë" SuperPipon Lazios
Kalimi i fazës së grupeve në Europa League për Lation mund të përkthehet në një dhuratë për klubin çeleste. Bëhet fjalë për sulmuesin e Milanit, Filippo Inzaghi.

Futbollisti është i gatshëm të lerë kuqezinjtë për një skaudër që i ofron më shumë hapësira. Dhe mbi të gjitha një skaudër e cila i jep mundësinë të luaj në Kupat e Europës dhe i jep mundësinë të they rekordin e Raul Gonzales.

Sipas raportimeve të mediave italiane, është vëllai i tij, ish-sulmues i Lazio, Simone Inzaghi, ai që mund të shndërrohet në urë kalimin e tij për në kryeqytetin italian.

Inzaghi i vogël ka marrëdhënie shumë të mira me presidentin Lotito dhe kjo mund të jetë një arsye e fortë për ta parë Super Pipon në janar me fanellën çeleste të lacialëve. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2011, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori