E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
Simulohet aksidenti ajror, kështu u rrëzua avioni i futbollistit Emiliano Sala (VIDEO)
Sulmuesi argjentinas Emiliano Sala humbi jetë në aksidentin tragjik me avion mbrëmjen e 21 janarit. Shkaqe janë ende të panjohura, teksa avioni u rrëzua në det pranë brigjeve franceze. Ditët e fundit, mediat britanike kanë publikuar pamjet e simulimit të aksidentit.

Simulimi është bërë në mënyrë profesionale, raporton Mirror, duke sqaruar se gjithçka është realizuar duke u bazuar saktësisht mbi kushtet e motit, lartësinë dhe shpejtësinë e avionit.

Ky simulim nuk ka për qëllim të hedhë dritë mbi shkaqet përse aeroplani u rrëzua, por pasqyron atë çfarë ndodhi mbrëmjen e 21 Janarit.

Para se avioni të zhdukej nga radarët dhe të përplasej në det, Emiliano Sala kishte lënë një mesazh zanor, duke vënë në dijeni miqtë e tij, për situatën aspak komode në të cilën ndodhej. Ndërkohë autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ajror. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori