Antonio
Kasano ka qenë në planet e Flamurtarit që në merkaton e verës, fakt të cilin e ka zbuluar vetë administrator i Flamurtarit Sinan
Idrizi.
Idrizi ka konfirmuar bisedimet me sulmuesin italian që në verë. “Antonio
Kasano ka qenë në
bisedime me ne që në verë. Pra ka qenë në planet tona”, shkruan Panorama.
Ndërkaq, në rrjetet sociale dje ka qarkulluar një lajm se Antonio
Kasano ka qenë dje në Tiranë për t’u takuar me Idrizin. I pyetur për këtë, administratori i Flamurtarit u shpreh. “Unë jam në Tiranë sot (dje), por jo për t’u takuar me Kasanon”.
E ndërsa gjasat që
Kasano të vijë në Vlorë janë të pakta, numri një i klubit vlonjat thotë se ylli i Flamurtarit mund të jetë një tjetër. “Klubi është në diskutime me dy-tre lojtarë, yje të kalibrit të lartë.
Ne jemi në
bisedime me emra të mëdhenj që nuk kanë ardhur ndonjëherë në Shqipëri dhe nuk ka kush t’i sjellë tjetër veç nesh. Jemi në
bisedime me një lojtar shumë të kuotuar në treg, por nuk mund të zbuloj emra. Janë lojtarë që është ëndërr që t’i kesh në skuadër dhe nuk e di nëse do të pranojnë të vijnë, ndaj nuk dua që të nxitohem. Jemi në
bisedime”, tha
Idrizi.
Merkato
Administratori tha dje se gjatë merkatos së janarit ekipi do të përforcohet me katër lojtarë cilësorë. Tre do të jenë të huaj, ndërsa mësohet se klubi ka hyrë në
bisedime edhe me një lojtar kosovar. Ky i fundit mësohet se është mbrojtës. Lojtari i parë, me të cilin është arritur akordi, është mbrojtësi argjentinas Ezekuiel Misheli, por ende nuk është bërë publik.
Mësohet se klubi është në kërkim të tre mbrojtësve dhe një sulmuesi.
“Do të hyjmë në merkato për katër lojtarë. Jemi në
bisedime me disa lojtarë. Duam mbrojtës dhe sulmues. Do të bëjmë afrime cilësore.
Lojtarët do të na afrohen në fazën përgatitore që do ta zhvillojmë në Antalia. Do të ketë surpriza”, theksoi
Idrizi./albeu.com/
Shtuar më 06/01/2017,
ora 11:03