Sindrit Guri rigjen golin pas 3 muajsh
Pas afro 3 muajsh Sindrit Guri rigjeti golin në kampionatin belg.

Shqiptar realizoi një gol të bukur i treti për të në kampionat në minutën e 37-të të pjesës së parë, por finalizimi i tij nuk i mjaftoi Oostendes që barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Sint Truiden.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për fazën play-off të Europa League, me miqtë që barazuan vetëm në minutën 91-të pak sekonda pasi Guri ishte zëvendësuar duke dalë nga fusha, ndërkohë që kur rezultati ishte 0-0 Sint-Truiden kishte humbur një 11-metërsh.

Për Gurin dhe Oostenden mbetet edhe një ndeshje për t’u luajtur por me paraqitjet e bëra në muajt e fundit vështirë se sulmuesi shkodran do të grumbullohet nga trajneri Edy Reja për sfidat kualifikuese që kombëtarja shqiptare do të zhvillojë në qershor ndaj Islandës dhe Moldavisë.
Shtuar më 16/05/2019, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori