Sinemati: FSHF i zbrazi stadiumet pa ardhur COVID-i, por qeveria duhet ta ndihmojë futbollin
Opinionisti i njohur, Gëzim Sinemati, i cili shquhet për deklaratat kritike dhe të drejpërdrejta ka folur në një lidhje të drejpërdrejtë nga “Skype” për emisionin “E diell”, në lidhje me situatën aktuale në futbollin shqiptar, për shkak të Koronavirusit.

Sipas Sinamatit, qeveria duhet të ndihmojë futbollin shqiptar, sepse nuk mjafton vetëm ndërtimi i një stadium…

“Kam veshur një ngjyrë që vlen më shumë në këto momente, është ngjyra e jetës, është ngjyra e gjakut. Deklarata e kryeministrit Rama që klubet shqiptare janë si fasone, deklarojnë pak, por futbollistët i paguajnë shumë? Këto fjalë i kam dëgjuar kohë më para nga debuteti Braçe, Por zëri i tij shtretëtirë në atë kohë, nuk e mbështeti as kryeministri dhe askush tjetër. Tani që është një moment më i vështirë, do të doja që futbolli të ndihmohej.

Nuk e di se si, por ndihma duhet të fillojë, nga FSHF te shteti. Ato para që përdor FSHF për zyra, stadiume, janë paratë e futbollit. Tani Z.Rama i duket sikur ka mbaruar punë me futbollin që kur mbaroi stadiumi, por në fakt ai është vetëm vendi ku do të rrinë njerzit. Tani kanë nevojë njerëzit e futbollit për t’u ndihmuar. Nëse ke bërë një stadium, nuk i ke zgjidhur hallet e stadiumit.

Deklaroi se në këtë periudhë do të donte të kishte si minitra Kielinin dhe Bonuccin, kryeministri u vetëdeklarua Ronaldo. Në një kohë të tillë, Ronaldo janë mjekët, kurse këtu te ne nuk ka radhë, këtu te ne, të parët i bëjnë të gjitha rolet. Mjekët këta radhë janë Dibala, ai që mezi gëzohet dhe ka frikë të gëzohet.

Ka një arsye madhore pse FSHF meriton të ndihmohet në këtë kohë, sepse federate i ka paraprirë situatës së COVID-19, i ka zbrazur stadiumet para se të vinte virusi.

Gjici tha që nuk e dimë gjendjen se sa ka futbolli, në fakt duhet ta dinim neve se sa ka futbolli brenda, sepse lekët nuk janë të FSHF janë të klubeve, në këto momente të vështira për klubet që secili ka hallin e vetë, në klubet tona, halli është më i madh se i të tjerave. Si nuk u ccua një president të thotë ccfarë do bëhet me lekët që vijnë nga UEFA, në qoftë se shteti nuk jep, nuk do të japë vetë FSHF? Nuk u ccuan të protestonin kur u bënë zyrat që shkonin 8-10 milionë euro, tani ia kanë shtrirë dorën nëpërmjet ligës shtetit, se ai ua ka mbyllur gojën presidentëve nuk flasin dot. A meritojmë ne ndihmë nga shteti përpara se t’i ndihmojë vetë federata klubet?”, u shpreh Sinemati.
Shtuar më 05/04/2020, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori