Sinemati: Te Kombëtarja përdoren 3 gjuhë
Pëlqej
Gëzim Sinemati, i ftuar në “Procesin Sportiv”, komenton situatën tek Kombëtarja Shqiptarja, si dhe konferencën e sotme të trajnerit Christian Panucci.

"Atë që nuk po e bën Kombëtarja, lojën dhe spektaklin, këtë po e bën Panucci në konferenca. Është vonë kur thotë që Kombëtarja është memece. Duhej ta thoshte këtë gjë shumë më herët. Shqipëria ka bërë dhurata edhe para epokës së tij, Panucci nuk e di", tha fillimisht Sinemati.

"Kujton se dhuratat kanë filluar në kohën e tij, meqë janë edhe festat. Me atë listë që bën Panucci, ka lojtarë që nuk i kanë mësuar emrin njëri-tjetrit, nuk krijojnë koefidenca, jo të flasin gjatë lojës. Nuk unifikohet as shqipja aty. Kamë dëgjuar që te Shpresat flitet gjuhë e huaj. Te Kombëtarja përdoren 3 gjuhë. Le t’i mësojë Panucci gjuhën e vet. Por, është shumë vonë tani. Nëse dikush e dëgjon, do thotë ç’është kjo kombëtare që ka këtë problem.

"Një trajner me mend, me përvojë, do punonte aty ku kemi vlera. Loja fillon te mbrojtja, ne nuk kemi futboll inteligjent. Ai guxonte që luante në sulm, dhe për atë e morëm, që nuk kishte themel. Si duhet të guxojë, kur nuk ka përvojë. Guximi i lejohet një personi që ka përvojë, që ka shumë zgjidhje. Lojtarët tanë bëjnë gola në Europë, por që nuk bëjnë fare për Shqipërinë tonë. Harrojmë çfarë kulture kanë dhe si luajnë andej, ndërkohë që vijnë pastaj këtu me këtë trajner", deklaroi Sinemati.
Shtuar më 12/11/2018, ora 23:30
Trump
e Martë 13 Nëntor 2018, Ora 13:01
Duhet larguar kete berllok... dhe pse gjithnje duhet trajneri te jet italian(gabel)? A mos eshte A.Duka i dashuruar tek keto flliqesira italian a mos valle eshte gay ky Duka?!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori