Shaqiri te Inter, e konfirmon edhe Bayern Munchen
Update - Edhe Bayern Munchen ka konfirmuar transferimin e Xherdan Shaqirit te Interi. Me anë të një postimi në Twitter, klubi gjerman flet për akordin e arritur me klubin italian.

Vizitat mjekësore dhe firma mbi kontratë priten të ndodhin nesër kur vetë Shaqiri do të zbarkojë në Milano.


15:10 - Lajmin për arritjen e akordit mes Interit dhe Bayern Munchen për transferimin e Xherdan Shaqirit e konfirmon vetë klubi zikaltër nëpërmjet një postimi në Twitter.

"Akord total mes Inter dhe Bayern për mbërritjen e Xherdan Shaqirit. Mungojnë vetëm firmat. Forza Inter", lexohet në tweet-in e skuadrës milaneze.



14:33 - U krye! Xherdan Shaqiri te Inter. Dy klubet kanë arritur marrëveshjen, ndërs së shpejti mund të vijë edhe zyrtarizimi. Lajmi jepet nga "Sport Mediaset" që flet për një akord 15 milionë eurosh me Bayern Munchen.

Shaqiri do të firmosë një kontratë 4,5 vjeçare me zikaltrit. Shqiptari i Zvicrës do të jetë në formë huazimi deri në fund të kltij sezoni, ndërsa më pas do të blihet kartoni i tij i plotë.

Për detajet e marrëveshjes do t'iu informojmë më vonë. /albeu.com/



13:44 - Siç raporton "Sky Sport", Inter dhe Bayern Munchen janë takuar në orën 10.00 të këtij mëngjesi ku po vazhdojnë të flasin për transferimin në Itali të Xherdan Shaqirit.

Për momentin distancat mes klubeve duken të jenë minimale dhe zyrtarizimi i transferimit mund të vijë nga momenti në moment. /albeu.com/


12:16 - Vazhdon edhe sot operacioni i Interit për të sjellë në Milano Xherdan Shaqirin. Drejtuesë të klubit zikaltër kanë udhëtuar sot drejt Mynihut për të rënë dakord me drejtuesit e Bayern Munchen përsa i përket kartonit të lojtarit dhe për të mbyllur marrëveshjen që po mban peng prej disa ditësh tifozët e Interit dhe jo vetëm.

Sipas asaj që shkruan "Corriere dello Sport", Shaqiri nuk është stërvitur me Bayern Munchen këtë mëngjes, një sinjal i fortë ky që tregon se lojtari nga Gjilani nuk do të jetë më pjesë e kampionëve të Gjermanisë.

Për Shaqirin interesohen edhe dy skuadra të Premier League, Liverpool dhe Stoke City. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori